Mbretëria e Bashkuar i kalon 10 mijë vdekje nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

737 persona të tjerë kanë vdekur me koronavirus në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, duke marrë në total 10,612, thotë Departamenti i Shëndetësisë.

Është hera e parë që shifra e vdekjeve ka tejkaluar 10,000.

Në Angli, 657 njerëz të tjerë kanë vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të lidhura me COVID-19 në 10.532.

Nga vdekjet e regjistruara, 42 pacientë i përkasin grupmoshës midis 30 dhe 98 vjeç, dhe nuk kishin asnjë diagnozë tjetër shëndetësore.

Skocia regjistroi 24 vdekje, Uellsi 18 dhe Irlanda e Veriut – 11.

Kombet e ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar mbledhin shifrat e tyre në periudha të ndryshme gjatë gjithë ditës, kështu që ndonjëherë ka mospërputhje midis totalit të qeverisë së MB dhe kur numrat e secilit komb shtohen së bashku.

Gjithashtu, shifrat e fundit nuk japin një pasqyrë të vërtetë të vdekjeve në tërësi, pasi ato nuk përfshijnë vdekjet në shtëpitë e përkujdesjes – azilet. (BBC

Share This Article