Në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur 55 persona prej atyre që janë të konfirmuar me COVID-19. Numri i të vdekurve nga koronavirusit është rritur në 40,597. Por numri prej 55 të vdekurve është më i vogli që kur bllokimi është në fuqi, në mars.
Këtë e ka bërë të ditur Reuters duke u thirrur në të dhënat e publikuara nga qeveria të hënën.
Numër më i vogël i rasteve me fatalitet ishte raportuar më 22 mars, kur kishin vdekur 35 persona. Të nesërmen kryeministri Boris Johnson kishte fuqizuar masën e bllokimit.
Skocia dhe Irlanda e Veriut për të dytën ditë rresht nuk kanë të vdekur nga koronavirusi.