Mbretëria e Bashkuar mëson sot kryeministrin e ri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot do të shpallet emri i kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar. BBC raporton se Liz Truss pritet që të mposhtë rivalin Rishi Sunak dhe të emërohet si pasuese e Boris Johnson në drejtim të Partisë Konservatore dhe qeverisë.

Rezultati i zgjedhjeve pritet rreth orës 13:30 në një konferencë në Londër. Fituesi do të vihet menjëherë nën presion për të publikuar një plan konkret për luftimin e faturave energjetike që kanë prekur qiellin. Favoritja Truss, pritet që të urdhërojë një ngrirje të çmimeve për energjinë në nivelet aktuale.

Opozita laburiste thotë se njerëzit janë të dëshpëruar dhe kërkojnë ndihmë, duke kërkuar më tepër mbështetje nga qeveria. Fituesi në këtë garë do të bëhet kryeministër gjatë së martës, kur do të udhëtojë për në Skoci për t’u takuar me Mbretëreshën për t’i dorëzuar detyrën.

Share This Article