Mbretëria e Bashkuar: Njerëzit mbi 40 vjeç do paguajnë më shumë taksa në bazë të planeve për të rregulluar krizën e kujdesit shoqëror

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

The Guardian ka mundur të zbulojë planin e ministrave, sipas të cilit çdo person mbi 40 vjeç do fillojë të kontribuojë për koston e kujdesit në moshën e vonë.

Sipas planit 40 vjeçarët e sipër do të duhet të paguajnë më shumë në taksa ose sigurimet kombëtare, ose do të detyrohen të sigurohen kundrejt faturave të larta për kujdesin kur ata do të jenë më të vjetër. Paratë e mbledhura më pas do të përdoren për të paguar ndihmën që u nevojiten të moshuarve për larje, veshje dhe aktivitete të tjera nëse janë akoma në shtëpi, ose për të mbuluar qëndrimin e tyre në një shtëpi kujdesi.

Planet janë duke u ekzaminuar nga ekipi i shërbimit shëndetësor dhe kujdesit social të Boris Johnson dhe Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC). Ata po fitojnë mbështetje, si përgjigje e qeverisë ndaj pyetjes politikisht të rrezikshme se kush duhet të paguajë për kujdesin shoqëror.

Burimet thonë se parimi i mbi 40-ave që plotëson koston e një sistemi të reformuar të kujdesit për popullsinë në plakje po shfaqet si opsioni i preferuar i qeverisë për përmbushjen e zotimit të kryeministrit pak më shumë se një vit më parë për të “rregulluar një herë e mirë krizën në kujdesin shoqëror”. Kujdesi shoqëror është një çështje e transferuar, por planet mund të zbatohen për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi ato mund të përfshijnë sistemin e taksave./The Guardian

Share This Article