Mbretëria e Bashkuar po përballet me recesion pas 11 vitesh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar edhe zyrtarisht po përballet me recesion për herë të parë në 11 vjet për shkak të pandemisë me koronavirus.

Ekonomia e këtij shteti është tkurrur në një rekord prej 20 për qind në periudhën prill-qershor, kur masat e izolimit për shkak të koronavirusit kanë qenë më të ashprat. Një ekonomi konsiderohet se është në recesion nëse tkurret për dy çerekë të njëpasnjëshëm.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kjo është tkurrja më e madhe që është raportuar nga ndonjë ekonomi tjetër e madhe. Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar konsiderohet e gjashta për nga madhësia në botë.

Zyra Kombëtare e Statistikave ka thënë se ka pasur shenja për rimëkëmbje në muajin qershor, kur rritja e bruto-prodhimit të brendshëm është rritur për 8.7 për qind në krahasim me muajin maj./REL/

Share This Article