Mbretëria e Bashkuar pranon të zgjerojë sistemin e mbrojtjes raketore në Poloni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Kemi vendosur të zgjasim vendosjen e sistemeve tona kundërajrore me rreze të mesme për të siguruar që Polonia të mos jetë në rrezik derisa ndihmon Ukrainën”, tha Wallace

Sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar planifikon të zgjasë vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore ‘Sky Saber’ në Poloni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit shtetëror ‘TVP’ të Polonisë, Wallace gjatë një vizite në qytetin polak Zamosc foli me gazetarët mbi planin për zgjerimin e sistemit të mbrojtjes raketore.

“Kemi vendosur të zgjasim vendosjen e sistemeve tona kundërajrore me rreze të mesme për të siguruar që Polonia të mos jetë në rrezik derisa ndihmon Ukrainën”, tha Wallace.

Ai nuk tregoi se sa do të zgjasë vendosja e sistemeve raketore ‘Sky Saber’.

Masa është pjesë e një përmirësimi të aseteve të NATO-s në Poloni dhe në rajon, që ka për qëllim të pengojë agresionin e mundshëm rus.

Në fillim të këtij viti, Mbretëria e Bashkuar ra dakord t’i sigurojë Ukrainës raketa të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi ‘StarStreak’.

Share This Article