“Mbreti” bëhet kockë e lëkurë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video nga një kopsht zoologjik në Kinë është bërë virale, pasi shfaqet një luan në gjendje të rëndë, tejet i dobësuar.

Shumë prej personave që kanë vizituar kopështin zoologjik kanë mbetur të tmerruar kur kanë parë luanin e quajtur Ala në atë gjendje të mjerueshme.

“Kjo është e tmerrshme. Nëse nuk keni mundësi ta ushqeni, dërgojeni në një kopsht zoologjik tjetër. Pse e lini të vuajë”, shkroi dikush në rrjetet sociale.

Ndërkohë, pasi pamjet u bënë virale dhe reagimet ishin të mëdha, reagoi edhe kopshti zoologjik duke thënë se luani është në atë gjendje për shkak të moshës dhe se nuk mund të përtypë ushqimin.

Ata theksuan se Ala ushqehet me dietë të veçantë me proteina dhe copa të vogla mishi.

Share This Article