Mbreti Charles III duket se ka gjetur një pasion të ri, larg protokollit dhe ceremonive zyrtare, kuzhinën.
Në mënyrë befasuese, ai është përfshirë drejtpërdrejt në përgatitjen e menuve që serviren në restorantet e rezidencave të tij mbretërore, duke u shndërruar simbolikisht në një “kuzhinier” që rivalizon emra të njohur si Jamie Oliver apo Gordon Ramsay.
Ajo që i dallon pjatat e Mbretit Charles nga kuzhina e shefave të famshëm është origjina e produkteve, çdo përbërës vjen ekskluzivisht nga pronat mbretërore. Menuja e re dimërore, e quajtur “Winter Warmer Menu”, mund të shijohet në Sandringham, rezidenca mbretërore në Norfolk e hapur për publikun.
Mes pjatave kryesore spikat ‘curry’ me mish qengji, një nga gatimet e preferuara të Princeshës Kate. Ai përgatitet me qengj Aberfield nga tufat e pronës, që numërojnë mbi 2 mijë dele. Në menu është edhe “beef cobbler”, një tavë me mish viçi me rozmarinë, e realizuar vetëm me mish organik nga bagëtitë e Mbretit.
Eksperienca kulinare ofrohet me një çmim të përballueshëm prej 10 paundësh dhe përfshin edhe alternativa vegjetariane e vegane, pesë lloje fasulesh dhe perime nga kopshti mbretëror.
Ndërsa Kate Middleton njihet për dashurinë ndaj ushqimeve pikante, Princi William mbetet skeptik. “Nuk i duroj ushqimet shumë djegëse, filloj të djersij dhe nuk duket bukur”, ka pranuar ai me humor.

