Mbreti Charles dhe Princi William përgatiten për një vizitë zyrtare në SHBA gjatë vitin 2026, e para që nga 2007-a

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbreti Charles dhe djali i tij, Princi William, po planifikojnë vizita të veçanta në Shtetet e Bashkuara në vitin 2026, për të shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë amerikane, sipas raportimeve të mediave britanike.

Diskutime të avancuara po zhvillohen për një vizitë të mbretit Charles, ndërsa Princi i Uellsit pritet të vizitojë SHBA gjatë Kampionatit Botëror të FIFA-s, raporton The Times. Në rast realizimi, kjo do të jetë vizita e parë e një monarku britanik në detyrë në SHBA që nga viti 2007.

Koha e zgjedhur nuk është rastësore, pasi Mbretëria e Bashkuar vazhdon përpjekjet për finalizimin e një marrëveshjeje tregtare me SHBA, pas pezullimit të bashkëpunimit teknologjik që u njoftua gjatë vizitës zyrtare të presidentit Donald Trump në Britani në shtator.

Gjatë asaj vizite, presidenti amerikan u prit “mbretërisht” në Kështjellën e Uindsorit nga Mbreti Charls, duke shprehur kënaqësinë e tij për mikpritjen.

Ende nuk dihet nëse gjatë këtyre vizitave do të ketë përpjekje për pajtim mes Charls dhe djalit të tij tjetër, princit Harry, i cili ka vendosur të largohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe detyrat mbretërore për një jetë më të qetë në SHBA, duke shkaktuar tensione me Williamin.

Share This Article