Mbreti Charles III  dhe bashkëshortja e tij do të vizitojnë Francën 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbreti Charles do të udhëtojë drejt Francës në muajin shtator, pasi protestat që u mbajtën në atë vend kundër reformës së pensioneve çuan në anullimin e një vizite që ai do të zhvillonte atje në muajin mars.  

Nëse vizita e anulluar do të ishte realizuar, ajo do të ishte e para që monarku britanik zhvillonte jashtë vendit që pas marrjes së fronit. 

Pas kësaj, Charles dhe e shoqja Kamila shkuan në Gjermani ku ai u bë i pari monark britanik në histori që foli në një senacë të parlamentit gjerman.  

Vizitën që çifti mbretëror do të zhvillojë në Francë në datat 20-22 shtator në Francë, pallati Elize e cilësoi një nder. “Kjo vizitë dëshmonë thellësinë e marrëdhënieve historike që bashkojnë dy vendet dhe popujt tanë”, shkruhet në deklaratën e presidencës franceze.

Share This Article