Mbreti Charles III në vizitën e parë në Irlandën e Veriut pas kurorëzimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vizita e fundit e çiftit mbretëror në Irlandën e Veriut u zhvillua shtatorin e kaluar, më pak se një javë pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III dhe Mbretëresha Camilla vizituan Irlandën e Veriut, vizita e tyre e parë jashtë Anglisë që nga kurorëzimi më 6 maj, raporton Anadolu.

Vizita zyrtare dyditore e çiftit që filloi të mërkurën vazhdoi me takime me komunitetet në Enniskillen dhe Armagh.

“Në Armagh, mbreti po viziton katedralen e kishës së Shën Patrikut të Irlandës, ku Madhëria e Tij do të takohet me përfaqësues nga Kisha e Irlandës, Kisha Katolike Romake, Kisha Presbiteriane, Kisha Metodiste dhe Këshilli Irlandez i Kishave”, thuhet në deklaratën e Zyrës për komunikim të Pallatit Mbretëror.

Gjithashtu çifti mbretëror u takua edhe me përfaqësues të komunitetit, sektorët vullnetarë dhe të trashëgimisë në Fermanagh në Kështjellën Enniskillen.

Vizita e fundit e Charles në Irlandën e Veriut u zhvillua shtatorin e vitit të kaluar, më pak se një javë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.

Charles u ngjit në fron më 8 shtator 2022, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, e cila qëndroi në fron për dekada të tëra.

Më 6 maj, në shërbimin e parë të kurorëzimit në gati 70 vjet, ai u kurorëzua së bashku me Mbretëreshën Camilla në Westminster Abbey, vendi ku janë kurorëzuar mbretërit në Britani që nga viti 1066, gati një mijë vjet më parë.

Share This Article