Mbreti Charles në parlamentin skocez, fjalimi i parë si monark: Nëna ime gjeti këtu parajsën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paralelisht me zinë për nënën e ndjerë, Elizabeth II, Mbreti Charles vijon turin e prezantimin si monarku i ri rreth Britanisë së Madhe.

Për herë të parë që prej trashëgimit të fronit, ai dhe bashkëshortja Camilla morën pjesë në një seancë të parlamentit skocez, ku ligjvënësit ishin mbledhur për t’i bërë homazhet mbretëreshës Elizabeta dhe për të konsideruar një mocion ngushëllimi.

Charles mbante veshjen tradicionale skoceze kur vizitoi parlamentin. Kryeministrja e Skocisë risolli në vëmendje një sërë kujtimesh personale me mbretëreshën gjatë fjalës së saj.

“Mbretëresha Elizabet, mbretëresha e Skocezëve, të jemi mirënjohës përjetë”, ishin fjalët e kryeministres. Teksa ju drejtua ligjvënësve për herë të parë si monark, Charles III tha nëna e tij kishte gjetur një parajsë dhe një shtëpi, në tokën skoceze.

Share This Article