Mbreti Charles është sulmuar sërish me vezë gjatë një shëtitjeje në Luton sot ndërsa policia arrestoi burrin e dyshuar për sulmin.
Truprojat ndërhynë shpejt për ta larguar monarkun nga ngjarja në Sheshin e Shën Gjergjit. Kjo ngjarje vjen një muaj pasi u sulmua me vezë teksa ndodhej në York.
Policia tha se kishte arrestuar një burrë rreth të njëzetave, i cili tani është në paraburgim. 74 vjeçari e kaloi me sportivitet situatën dhe shpejt filloi të shtrëngonte duart me audiencën.
Kujtojmë që muajin e kaluar ai u sulmua nga një i ri teksa bërtiste se “ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”.