Mbreti Charles- Zelenskyt: Kemi qenë shumë të shqetësuar për ju!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat britanike kanë zbuluar së fundmi detajet nga takimi mes Mbretit Charles dhe Presidentit ukrainas Zelensky në Pallatin Mbretëror në Britani ditën e sotme.

Mësohet se Mbreti i tha presidentit ukrainas se ishte i kënaqur që e priti atë në Pallatin Buckingham, për të cilin Zelenskyy u përgjigj se ishte ‘një nder i madh të ishte aty’. ‘Faleminderit që gjetët kohë për mua’, tha ai.

 ‘Ne të gjithë kemi qenë të shqetësuar për ju dhe kemi menduar për vendin tuaj për shumë kohë’, vijoi Charles me Zelenskyn që u përgjigj sërish me një falenderim.

Mbreti vijoi duke thënë se kishte dëgjuar se presidenti iu drejtua të dy dhomave të Parlamentit britanik më herët gjatë ditës, të cilës kreu i Ukrainës iu përgjigj duke thënë se aty kishte gjetur një mbështetje të madhe.

Share This Article