Një stilolaps ia prishi paksa disponimin Mbretit Charles, vetëm pak orë pasi u bë monarku i ri që u prit me ngrohtësi nga qytetarët në Belfast.
Mbreti Chalres po qëndronte ulur brenda kështjellës Hillsborough në Irlandën e Veriut, derisa po nënshkruante një dokument – dhe ishte pikërisht stilolapsi që e bëri nervoz.
Derisa po e nënshkruante dokumentin, në një moment pyet një punonjës nëse ishte 12 shtatori, por ai e përmirësoi duke i thënë se është 13.
Me një dozë humori tha se dokumentin e nënshkroi me datë të gabuar dhe vazhdoi, derisa në një moment u pa i nervozuar duke e dorëzuar stilolapsin dhe duke thënë se ngjyra i kishte rrjedhur në tërë shuplakën e dorës.
Që kur është zgjedhur Mbret, Charles dukej paksa i tensionuar në disa situata ku kamerat e televizioneve i regjistruan ato.