Mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk fitues i Ligës së Kampionëve me Liverpulin, u shpall sot në Monako nga UEFA lojtari më i mirë i sezonit 2018-2019, duke kaluar yjet si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Një prej aktorëve kryesorë të epopesë evropiane të Liverpulit, Van Dijk, 28 vjeç, kalon kroatin e Real Madridit, Luka Modriç.
Ai kalon gjithashtu Ronaldon, tre herë fitues i këtij çmimi (2014, 2016, 2017) dhe Messin, dy herë fitues (2011, 2015) si dhe bëhet mbrojtësi i parë që zgjidhet lojtari më i mirë i UEFA-s.