Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Spiropali pret Mustafën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka pritur sot në takim Ragmi Mustafën, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe zv.kryetar i Komunës së Preshevës.

“Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i garantova Mustafës se mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe lartësimi i identitetit kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është dhe do të jetë përparësi e qeverisë shqiptare, Kuvendit të Shqipërisë, dhe kujdes i posaçëm i kryeministrit Rama”, theksoi Spiropali.

Nga ana e tij, Mustafa theksoi rëndësinë e vijimit me projektin e suksesshëm të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës, duke garantuar në një kohë të afërt mbështetje dhe tekste të tjera falas në gjuhën amë për nxënësit e shkollave në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Diskutuam mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Serbi, por edhe të mbështetjes për avancimin e të drejtave ekonomike dhe zhvillimin e Luginës”, tha ai.

Share This Article