Mbulimi i fytyrës bëhet i detyrueshëm në transportin publik në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maskat e fytyrës do të bëhen të detyrueshme në të gjitha format e transportit publik në Britani prej mesit të qershorit, njoftoi sot ministri i transportit të vendit.

Grant Shapps tha në konferencën nga kryeministria se metroja, hekurudhat dhe autobuzët e pasagjerëve do të jenë vende ku maskat e fytyrës janë të detyruara prej 15 qershorit.

Në rast moszbatimit të urdhrit kundër përhapjes së koronavirusit udhëtarët do të gjobiten ose do t’u refuzohej hyrja në mjetet e transportit.

E njëjta gjë vlen dhe për stafin që ka kontakt me pasagjerët.

Zoti Shapps tha se sfidat po shtohen në transportin publik teksa më shumë njerëz po rikthehen në punë e në shkollë.

“Kjo nuk do të thotë se duhen patjetër maska kirurgjie, të cilat mund të kursehen për ambjente klinike, por mbulesa të fytyrës që mund të krijohen thjesht edhe në shtëpi. Përjashtime ndaj rregullit do të ketë vetëm për fëmijët e vegjël, për njerëzit me paaftësi dhe ata me vështirësi në frymëmarrje”, tha ai.

Share This Article