“Mburremi me koncesionin e sterilizimit”- Një nga të dyshuarit shprehet krenar! Arben Gjata: Pyesni drejtorin përkatës për…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

GJKKO u komunikoi sot masat e sigurisë 8 personave, si të përfshirë në koncesionin e sterilizimit me një vlerë 100 milionë euro.

Për të 8 të dyshuarit mes tyre edhe ish-zv.ministri i Shendetesise Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, tashme te arrestuar, gjykata la të njëjtat masa sigurie.

Në përfundim të seancës gjyqësore një nga të dyshuarit tha se është krenar për këtë koncesione. Ndërsa rektori i Universitetit te Mjekesise, njëkohësisht shefi i kirurgjisë Arben Gjata nuk pranoi të japë shpjegime.

“Lanë ato masa që ishin. Qëndrimi jonë është se ne mburremi me atë sterilizim”, tha nje nga te dyshuarit.

I pyetur se pse u bë ky koncesion, kur në QSUT ishte një qendër sterilizimi, Gjata tha: “Pyesni drejtorin përkatës xhan”.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Gjata ka qenë jashtë vendit dhe sot ka ardhur dhe është paraqitur menjëherë sot në GJKKO.

Për Arben Gjatën, Naile Ajazin, Genc Byrazerin dhe Petri Mersinin u la masa e sigurisë detyrim paraqitje. Ndersa per Saimir Kadiun dhe shtetasen M.S u la masa e sigurise  ‘arrest shtëpie’.

Share This Article