Mbyllen kuotat në Kapshticë, Drejtoria migracionit: Mos udhëtoni më

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë i është drejtuar me një apel migrantëve që duan të kalojnë nga pika kufitare e Kapshticës, teksa kuota prej 300 personash është plotësuar që në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi: 

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme. Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Share This Article