Kosova
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja me e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit
Votimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të dytat brenda këtij viti, u mbyll në orën 19:00.
Qytetarët iu drejtuan kutive të votimit pas dështimit për formimin e qeverisë nga legjislatura e dalë nga zgjedhjet e mëparshme.
Gjithsej garuan 24 subjekte politike, përfshirë 18 parti, tri koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Procesi nisi në orën 7:00 të mëngjesit, ndërsa pjesëmarrja ishte më e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari i KQZ-së së Kosovës raportoi disa problematika në qendrat e votimit.