Mbyllen qendrat për Covid-19 në klinikat interne në Shkup

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për shkak të uljes së numrit të rasteve me koronavirus, Maqedonia e Veriut ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha qendrave në Klinikat interne në Shkup që përdoren për pacientët me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientët me koronavirus do të pranohen vetëm në Institutin e TBC-së dhe në Klinikën Infektive, shkruan alsat.

Në 24 orët e fundit në Shkup tetë pacientë kanë marrë trajtimin për koronavirus, ndërsa 142 pacientë po trajtohen në të gjitha institucionet spitalore.

Share This Article