Teksa 2 javë në parë u hap fushata elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, Partia Demokratike zhvilloi sot mitingun përmbyllës për bashkinë e Shkodrës.
Para mbështetësve, kreu demokrat Lulzim Basha me në krah kandidatin Xhemal Bushatin i bëri thirrje qytetarëve shkodranë që votën e tyre ta hedhin për numrin 3 që ndryshimit të madh t’i hapen rrugët në të gjithë vendin.
Shkodranët i ftoi që Xhemal Bushatin ta shohin si njeriun që do të përfaqësojë më së miri problemet e tyre.
Si për të treguar forcën e mbështetjes që ka edhe në bashkinë e Durrësit, Basha u ndal edhe aty për të përmbyllur fushatën, ku PD kandidon me Luan Hotin.
Në 6 mars qytetarët e 6 bashkive vendosin me votën e tyre administruesit e rinj të zonave të tyre.