Shanghai Disney Resort mbylli befas dyert e tij të hënën pasi autoritetet kineze vendosën një bllokim të menjëhershëm.
Si pasojë aty mbetën të bllokuar vizitorët të cilët madje nuk u lejuan të largohen derisa të rezultojnë negativë për Covid-19, shkruajnë mediat e huaja.
Vizitorët në Shanghai Disney Resort nuk lejohen të largohen “derisa testimi në vend të japë një rezultat negativ”, tha qeveria e qytetit në një njoftim në internet të hënën.
Dhe pamjet nga parku tregojnë vizitorët e ngecur në Shangai Disneyland dhe radhë të gjata për testet Covid-19.
Njoftimi erdhi pasi Disney tha se “po mbyllej përkohësisht me efekt të menjëhershëm… në përputhje me kërkesat e kontrollit të sëmundjes”.
Resorti kishte thënë më parë se po funksiononte me kapacitet të reduktuar për shkak të kufizimeve të Covid-19.