Dinamo City – Vllaznia uli siparin e javës së dytë të “Abissnet Superiore”, me sfidën që u luajt sot në mbrëmje në “Elbasan Arena”. Blutë e Dinamos dhuruan spektakël dhe triumfuan 3-1 ndaj Vllaznisë.
Po sot, një fitore të madhe arriti edhe Vora, që mposhti Tiranën në Laç me rezultatin 3-1.
Ndeshjet e tjera të zhvilluara të shtunën prodhuan tre barazime.
Mes spektaklit, Flamurtari – Bylis përfundoi 3-3, Egnatia – AF Elbasani 1-1, ndërsa Partizani – Teuta 0-0.
