Mbyllet megaoperacioni “Alpe të pastra”, asgjesohen mijëra bimë narkotike, 9 të arrestuar, 11 në kërkim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e qarkut Shkodër ka përmbyllur megaoperacionin policor në nivel qarku, të koduar “Alpe të pastra”, që pati si fokus goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Policia ka finalizuar fazën e 18-të të këtij operacioni, teksa ka asgjësuar 3520 bimë të tjera narkotike cannabis sativa.

18 fazat e këtij megaoperacioni janë rezultat i angazhimit maksimal të qindra grupeve të kontrollit, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, komisariatet e Policisë në varësi të saj dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të pajisura me dronë të rezolucionit të lartë, me automjete dhe me mjete lundruese. Megaoperacioni u shtri në zona të thepisura dhe shumë të thella të të gjitha fshatrave të qarkut, bën të ditur Policia e Shtetit.

Gjatë periudhës 29 prill-4 tetor 2023, kur u zhvillua ky megaoperacion, u asgjësuan në total 75 903 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, u vunë në pranga 9 autorë të dyshuar të kultivimit të tyre, si dhe u shpallën në kërkim 11 shtetas të tjerë.

Si rezultat i fazës së 18, përmbyllëse, të këtij megaoperacioni, u asgjësuan në total 3520 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave: 2098 bimë në Pult dhe në Shalë; 1108 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal dhe 314 bimë në fshatrat Kastrat dhe Shkrel.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore pa ndërprerje, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që kanë kultivuar bimët narkotike që janë asgjësuar në kuadër të këtij megaoperacioni

Share This Article