Mbyllet numërimi i votave/ Makineria e manipulimit fiton në Rrogozhinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Makineria elektorale e manipulimit triumfon bindshëm në Rrogozhinë.

Edhe pse më 14 maj, rezultati zgjedhor ishte i ngushtë, këtë herë makineria elektorale, e denoncuar nga opozita, shënoi një fitore më të thellë.

Për ironi, edhe pse një ditë e nxehtë korriku dhe një palë zgjedhje të ripërsëritura, numri i votuesve ishte më i lartë.

Pas mbylljes së numërimit, Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, duket se do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Rrogozhinës, pasi në zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut ka arritur të mundë rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, Memolla ka marrë 6658 vota ose 57 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 4906 vota ose 42 %. /SYRI

Share This Article