Mbyllet protesta, largohen Bardhi e Noka, ja ç’po ndodh para Kryeministrisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës protestuesit kanë hedhur tymuese dhe molotov në drejtim të kryeministrisë.

Siç shihet nga pamjet, në shkallët e kryeministrisë janë disa “vatra” zjarri, ndërsa në moment janë afruar me skafandër forcat e policisë.

Po ashtu, protestuesit kanë rrezuar barrierat metalike para Kryeministrisë.

Ora 17:40 Protesta e opozitës e thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe partitë e tjera opozitare ka nisur rreth orës 17:40.

Demokratë dhe qytetarë të tjera janë mbledhur para kryeministrisë, për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Kujtojmë që kjo është protesta e para e opozitës, ku nuk do të jetë i pranishëm fizikisht Sali Berisha, pasi ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023.

Por nga organizatorët e kësaj proteste është bërë e ditur se Sali Berisha do ti përshëndesë qytetarët me një fjalim nga shtëpia e tij.

Deputetë e PD të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë dalë nga selia e Rithemelimit dhe i bashkohen protestuesve para Kryeministrisë.

Share This Article