Mbyllet rafineria e naftës në Ballsh, një mijë punëtorë në protestë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rafineria e Ballshit, e cila administrohej nga kompania “Tosk Energji”, është mbyllur prej disa ditësh. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te rreth 1000 punonjësit e rafinerisë, të cilët kanë filluar protestat pasi janë lajmëruar se rafineria nuk do të punojë më.

Sipas “Tosk Energji”, arsyeja e mbylljes së rafinerisë është mosfurnizimit me naftë të papërpunuar.

“Bankers Petroleum Albania”, një nga furnizuesit me lëndë të parë të kësaj rafinerie ka reaguar këtë të premte në lidhje me këtë çështje. Sipas sqarimit të shpërndarë për mediat nga kjo kompani, Bankers nuk është shkak për mbylljne e rafinerisë.

Në komunikatë, “Bankers” nënvizon se “Tosk Energji” nuk ka arritur të përmbushë termat dhe kushtet e Kontratës së Shitjes së Naftës Bruto për 2019.

Sipas Bankers, Tosk Energji, gjithashtu, ka shkelur disa herë kontratat me këtë kompani, gjë që e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje, e cila ka kaluar më pas për eksport.

Ndër të tjera në komunikatë theksohet: “’Tosk Energji’ ka treguar se nuk ka vullnet të mirë për të bashkëpunuar dhe për më tepër kurrë nuk ka informuar ‘Bankers’ për ndonjë mbyllje të rafinerisë Ballsh për çështje teknike të papritura ose për ndonjë arsye tjetër. Duke qenë në kushte të tilla, ‘Bankers’ nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër, veçse të shiste këto volume në eksport”./ monitor

Share This Article