Mbyllet trilogjia, Canelo “Mbret” i padiskutueshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trilogjia përfundoi dhe nuk kishte se si të mbyllej ndryshe, përveçse me fitoren e Canelo Alvarez. Boksieri meksikan mundi me pikë Gennady Golovkin, në përballjen e tretë mes tyre, pasi e dominoi duelin nga fillimi në fund.

Në Las Vegas, Canelo dha leksione boksi dhe mbrojti titujt WBA, WBC, IBF, WBO dhe The Ring të peshës super të mesme. Meksikani i dha ritmin përballjes dhe mori iniciativën që në raundin e parë, ndërkohë që Golovkin u tregua pasiv dhe dukej i pafuqishëm për t’u kundërpërgjigjur.

Boksieri nga Kazakistani mori goditje të forta në fytyrë dhe që në raundin e dytë kishte shenja të dukshme. Ndërsa u desh të pritej raundi i nëntë për të parë paksa reagim nga Golovkin, por ishte vonë, pasi Canelo ishte shumë në avantazh dhe fitoi ndeshjen me vendim unanim (116-112, 115-113 dhe 115-113).

Pas 4 vitesh, Canelo ka mbyllur në mënyrë spektakolare trilogjinë me Golovkin, duke fituar 2 duele e duke humbur 1.

Share This Article