Mbyllet “Xhungla” e BeH-së, 800 migrantë transferohen në Sarajevë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet boshnjake kanë mbyllur sot një kamp refugjatësh pranë kufirit me Kroacinë, ku komuniteti ndërkombëtar kishte denoncuar kushtet e këqija të jetesës duke transferuar qindra migrantë në Sarajevë, sipas një burimi policor.

Ky kamp, i hapur në qershor pranë Bihacut, në veriperëndim të Bosnjes, mbi një ish-vend ku hidheshin mbeturinat dhe pranë një terreni të minuar gjatë luftës së viteve 1990, ishte quajtur “Xhungla” sepse i mungonte infrastruktura më themelore.

Migrantët jetonin aty në tenda pa ujë dhe energji elektrike.

“Në total, 770 persona janë transferuar drejt Sarajevës në bordin e 15 automjeteve”, deklaroi Ale Siljdedic, zëdhënës i policisë të Bihac.

Kampi ishte kritikuar veçanërisht nga Brukseli që financon funksionimin e disa qendrave të migrantëve të menaxhuara në Bosnje nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (OIM)./

Share This Article