Mbyllja e Italisë për festa, emigrantët shqiptarë kthehen në vendlindje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbyllja e paralajmëruar e Italisë për festat e fundvitit në kuadër të masave anti-Covid ka rritur ndjeshëm fluksin e pasagjerëve në drejtim të portit të Durrësit. Mbrëmë ka pasur fluks të madh në portin e Barit.

Numri i pasagjerëve që pritet të mbërrijnë sot në  Durrës parashikohet të arrijë 3400.

Burime nga porti bëjnë me dije se kanë arritur rreth 1398 pasagjerë me tragetin  Aurelia, si dhe 953 pasagjerë  me tragetin Af Claudia.

Sipas protokollit anti-Covid, tragetet udhëtojnë me 70 përqind të kapaciteteve mbartëse.

Trageti Bari që është lundrim ka në bord rreth 1083 pasagjerë.

“Italia do të jetë zonë e kuqe me një regjim lockdowni të plotë në ditët festive e parafestive të Krishlindjes e të ndërrimit të viteve, ndërsa nga data 24 dhjetor deri më 6 janar 2021, i gjithë vendi do të jetë një zonë e portokalltë me masa izolimi brenda komunave, rajoneve e provincave të çdo individi.” 

Regjimi i izolimit të plotë në Itali do të jetë i vlefshëm për 10 ditë rresht. 24, 25,26. 27, 31 dhjetor 2020 e 1,2.3. 5 e 6 janar 2021.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri italian Giuseppe Conte, gjatë një dalje publike ku informoi popullin italian se qeveria në kuadrin e periudhës festive, ka firmosur urdhrin e masave të reja për të luftuar rrezikun e pandemisë e cila vazhdon të regjistrojë në Itali një numër të lartë viktimash e personash të infektuar./Ora News/

Share This Article