Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një njoftim pas mbylljes së qeverisë në SHBA për shkak se ligjvënësit nuk ranë dakord për miratimin e fondeve buxhetore.
Në një status në rrjetet sociale, ambasada sqaron se llogaria në rrjetin social Facebook, nuk do të përditësohet rregullisht. Po ashtu, sqaron se shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt.
Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive.
Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov“, thuhet në njoftimin e ambasadës.