ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin 23 minutes ago
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla 27 minutes ago
Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit 30 minutes ago
Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje 32 minutes ago
Çfarë janë asetet e ngrira të Rusisë, kapin vlerën e 300 miliardë eurove 37 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

albnews by albnews
18 December, 2025
in Albania
0
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link


Edhe pse Këshilli i Ministrave miratoi në mars vendimin për mbylljen e platformës TikTok për minimizimin e dhunës ndërmjet nxënësve në shkolla, duket se pothuajse një vit pas marrjes së kësaj mase episodet e dhunës nuk janë ulur, teksa ekspertët shprehen se kjo i shërbeu më shumë shmangies së përgjegjësisë institucionale dhe censurës gjatë fushatës zgjedhore.

RelatedPosts

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

Qeveria themelon Bankën e Zhvillimit, emërohet administrator Pedrazzi i Intesa-s

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës.

Dukshëm, vendimi i qeverisë shqiptare në mars të vitit 2025 për mbylljen e platformës TikTok nuk ka ndikuar në minimizimin e rasteve të dhunës në institucionet e arsimit publik shqiptar.

Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), i tha BIRN se mbyllja e TikTok-ut për të minimizuar dhunën e të rinjve në shkolla në fakt nuk ishte zgjidhje e problemit, por transferim i përgjegjësisë së të gjithë aktorëve tek teknologjia.

“Fajësojmë TikTok-un për të dalë nga situata”, tha Bino.

“Kjo të jep një iluzion sigurie dhe një narrativë justifikuese që, përballë një gjëme të madhe si vrasja e një të riu nga bashkëmoshatari në shkollë, duket sikur qeveria po bën diçka për të zgjidhur situatën”, tha Blerjana Bino.

Edhe pse fillimisht vendimi për mbylljen e TikTok-ut u kritikua nga një sërë organizatash të shoqërisë civile dhe aktivistë të lirisë së shprehjes, kryeministri Rama asokohe këmbënguli se vendimi i tij nuk ishte “i nxituar”, por bazohej në një anketim me rreth 65,000 prindër, 90 për qind e të cilëve kishin kërkuar mbylljen e TikTok-ut me pretekstin se duhej luftuar fenomeni i dhunës që i kishte rrënjët në rrjetet sociale.

Drejtuesi i organizatës Qëndresa Qytetare, një organizatë që merret prej vitesh me forcimin e rolit të qytetarëve, si edhe me problemet e arsimit, tha gjithashtu se mbyllja e TikTok-ut nuk dha rezultatin për të cilin u iniciua.

“Me shtimin e rasteve të dhunës në shkolla, mbyllja e TikTok-ut tregoi se ishte një masë pa ndikim në parandalimin e dhunës mes të miturve”, tha Rigels Xhemollari.

“Dyshoj se për periudhën që u mbyll pati më shumë efekt kontrolli të përmbajtjeve elektorale në zgjedhje”, pranoi Xhemollari.

Ngjashëm, edhe Blerjana Bino theksoi se mbyllja e TikTok-ut, përveç se nuk zgjidhi problemin e dhunës, dëmtoi edhe komunikimin e partive me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore 2025, duke cenuar hapësirat demokratike të komunikimit.

“Për sa kohë nuk pati një vlerësim të bazuar në evidencë për të arsyetuar vendimin e mbylljes së platformës, kjo lë hapësira për të deduktuar se ka pasur qëllime të tjera dhe siguria e të rinjve është përdorur si justifikim”, tha Bino.

Ekspertët pranuan se dhuna ndaj të rinjve në fakt është një fenomen shoqëror kompleks dhe nuk ka një zgjidhje të vetme, të tillë si mbyllja e platformave të caktuara.

Xhemollari i tha se Qëndresa Qytetare i ka propozuar Ministrisë së Arsimit disa masa që mund të kontribuojnë realisht në uljen e nivelit të dhunës në institucionet e arsimit.

“Ne kemi propozuar orarin 8 me 4 për shkollat publike, si masë që të miturit të mbahen nën mbikëqyrje dhe kontroll gjatë kohës që janë jashtë mbikëqyrjes prindërore”, tha Xhemollari.

Sipas Xhemollarit, kjo nga ana tjetër rrit mundësinë për angazhimin sportiv, kulturor dhe individual të të rinjve, larg ofertave të kontingjentëve kriminalë dhe të drogës.

Edhe ekspertja Bino është e mendimit se theksi duhet vënë te roli parësor i shkollës dhe i të gjithë ekosistemit të arsimit publik e privat në vend.

“Përmirësimi i sigurisë, përmirësimi i orarit të mësimit dhe zbatimi real i konceptit të shkollës si qendër komunitare, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të angazhohen në aktivitete sportive e edukuese, do të mund të ishte një zgjidhje afatgjatë”, tha Bino

Ajo shtoi se më tej duhen forcuar gjithashtu marrëdhëniet prindër – mësues, në mënyrë që të ketë dialog të vazhdueshëm për reagimin në kohë dhe zgjidhjen e problemeve, si edhe të forcohen kapacitetet e mësuesve dhe psikologëve në shkolla.

Marrë nga BIRN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

18 December, 2025
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

18 December, 2025
Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

18 December, 2025
Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

18 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result