Autoritetet britanike kanë ngritur një tjetër alarm lidhur me mbërritjen në rrugë ilegale të shqiptarëve në vendin ishullor.
Së fundmi zyrtarë të Doverit, u kanë kërkuar banorëve të qytetit ku zbarkojnë më së shumti emigrantët e paligjshëm nga deti, që të mos i mirëpresin në shtëpitë e tyre.
Kjo thirrje vjen pasi fundjavën e kaluar, një shtetas shqiptar u shfaq papritur brenda shtëpisë së një britanikeje, pasi kjo e fundit e kishte lënë derën hapur.
Autoritetet vendase u kanë bërë thirrje personave që japin apartamente dhe ambiente të tjera me qira, të tregohen vigjilentë dhe të kenë kujdes nga shqiptarët.
Ky thuhet se është paralajmërim i parë lidhur me këtë cështje, kjo pasi vendi ishullor cdo herë e më shumë po pushtohet nga emigrantët e paligjshëm shqiptarë.
Emigranti 16-vjeçar nga Shqipëria, ishte një ndër 30 personat që zbarkoi pa u zbuluar në një plazh pranë Aycliffe, një fshat afër Doverit, pasi gomonia e tyre iu shmang operacionit të udhëhequr nga Marina Mbretërore në Kanal me qëllim ndalimin e shkeljeve të tilla kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai u nis për në Aycliffe dhe arriti në shtëpinë e 59 vjeçares, përmes një dere të pasme që ajo kishte hapur për të nxjerrë qenin e saj.
Ai më pas i kërkoi ta çonte për në Mançester dhe kur ajo refuzoi, ai i kërkoi që të përdorte telefonin e saj celular për të dërguar vendndodhjen e tij dikujt që po e priste për ta çuar në Mançester ose Londër.
Artikujt nga mediat britanike