Kërkimet për rreth 40 persona të zhdukur nga mbytja e një gomoneje në Ngushticën e Siçilisë, në brigjet e Tunizisë, rifilluan mëngjesin e sotëm.
Pasditen e djeshme, rojat bregdetare dhe anijet patrulluese të ”Guardia di Finanza” zbarkuan 10 të mbijetuar dhe gjashtë trupa të gjetur në brigjet e ishullit Lampione në Lampedusa.
Të humburit ishin në një gomone gjysmë të fundosur.
Të mbijetuarit thanë se u nisën të dielën, 56 prej tyre, nga Sfax, Tunizi, me një gomone.
Më pak se 24 orë më vonë, ndërsa ndodheshin në ujërat ndërkombëtare, raportohet se shumë emigrantë ranë në ujë gjatë kalimit, ndoshta për shkak të detit të trazuar.
Varka ka vazhduar lundrimin dhe pasditen e djeshme, tashmë gjysmë e zhytur, është kapur në ujërat përballë ishullit Lampione.
Gjashtë burra dhe katër gra do të merren në pyetje nga policia dhe do të bëhet një përpjekje për të rindërtuar më saktë atë që ndodhi dhe për të shqyrtuar historinë e tyre.
Operacionet e shpëtimit u kryen nga varkat patrulluese CP324 të Rojes Bregdetare dhe V1302 të ”Guardia di Finanza”.
Dje në Lampedusa janë regjistruar pesë zbarkime me 213 emigrantë.