Mbytet gomonia në kanalin e La Manshit, të paktën 3 viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me emigrantë u përmbys teksa ishte duke lundruar në Kanalin Anglez.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë njoftuar se trupat e pajetë janë duke u transportuar me helikopter, ndërkohë që dyshohet se mund të ketë edhe viktima të tjera, raporton Daily Mail.

Thirrjet për ndihmë u morën nga roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar pak para orës 3 të mëngjesit të mërkurës.

Një helikopter francez SAR është gjithashtu i përfshirë në operacion së bashku me Ambulancën Ajrore Kent dhe Sussex.

Deputetja e Doverit, Natalie Elphicke tha se ishte ‘shumë e pikëlluar kur dëgjoi se ka viktima në Kanalin Anglez’.

Ngjarja më e rëndë e emigrantëve  në Kanalin Anglez ndodhi natën e 24 nëntorit 2021, ku një gomone me 34 persona u mbyt pas thirrjeve të vazhdueshme për ndihmë.

Në korrik u raportua një hetim paraprak, i kryer nga një firmë ligjore në emër të disa të afërmve, zbuloi komunikime midis shërbimeve britanike dhe franceze të urgjencës, gjë që sugjeron se asnjëra palë nuk mori përgjegjësinë për katastrofën.

Share This Article