Autoritetet franceze kanë identifikuar 26 nga 27 trupat që u gjetën pas përmbytjes së anijes disa javë më parë në kanalin anglez, teksa bënin përpjekje për të shkuar në Britani.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja se 16 prej personave që kanë mbetur të vdekur janë kurdë nga Iraku. Mes tyre janë katër gra të moshës 22 deri në 46 vjeç, një adoleshente 16-vjeçare, një fëmijë 7-vjeçar dhe dhjetë burra të moshës 19 deri në 37 vjeç.
U identifikuan gjithashtu tre etiopianë, duke përfshirë dy gra të moshës 22 dhe 25 vjeç dhe një burrë 46 vjeç.
Po ashtu në mesin e viktimave ishte një grua somaleze 33 vjeç, katër burra afganë të moshës 24 deri në 40 vjeç dhe një burrë egjiptian 20 vjeç.
Varka me të cilën po udhëtonin emigrantët u përmbyt. Ata po udhëtonin drejt Britanisë së Madh, por për fat të keq humbën jetën në kanalin anglez më 24 nëntor.

