Janë bërë homazhe për 18-vjeçaren Hannah Lynch, pasi zhytësit gjetën atë që besohet të jetë trupi i saj në rrënojat e një jahti luksoz që u mbyt në Sicili.
Hannah ishte personi i fundit i pagjetur pas mbytjes së jahtit luksoz Bayesian, gjatë një stuhie të frikshme në fshatin italian të peshkimit Porticello, në lindje të Palermos, duke marrë gjithsej shtatë jetë.Miqtë e kanë konsideruar atë si një “shpirt të ngrohtë dhe të bukur”, ndërsa mësuesit e vlerësuan aftësinë e saj intelektuale. Trupi i babait të saj, sipërmarrësit të teknologjisë Mike Lynch, u gjet në fillim të kësaj jave. Gjithsej 15 persona mbijetuan, duke përfshirë një fëmijë një vjeçar dhe nëna e Hanës, Angela Bacares.
Kryetari i bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judy Bloomer, avokati i Clifford Chance, Chris Morvillo, gruaja e tij Neda Morvillo dhe kuzhinieri i anijes Recaldo Thomas vdiqën të gjithë në katastrofë.
Ekipet e shpëtimit e përshkruan operacionin, i cili ka vazhduar që nga e hëna, si “kompleks”. Hannah Lynch së fundmi kishte fituar një vend për të studiuar anglisht në Universitetin e Oksfordit, sipas Times.
“Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të tronditur nga lajmi. “Mendimet tona janë me familjen e tyre dhe të gjithë të përfshirët”, tha një zëdhënës i Shkollës së Lartë Latymer të Londrës në Hammersmith, ku Hannah ishte një ish-nxënëse.