Më 15 qershor rihapen të gjitha bizneset në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është bërë e ditur nga kryeministri britanik, Boris Johnson, se sot do të detajojë lehtësimin e masave kufizuese në Britaninë e Madhe, që parashikon hapjen e të gjitha bizneseve që prej të hënës së ardhshme në Angli.

Edhe pse Britania e Madhe mbetet vendi i dytë në botë më i goditur nga COVID-19, me rreth 41 000 të vdekur nga personat e testuar pozitivë, qeveria i vlerëson të mjaftueshme progreset në luftën kundër pandemisë për të vazhduar lehtësimin e masave kufizuese, të vendosura më 23 mars.

Dje, ministri i Biznesit, Alok Sharma, njoftoi rihapjen e bizneseve konforma direktivave të sigurisë ndaj COVID-19.

Baret, restorantet dhe sallonet e bukurisë do të presin datën 4 korrik për t’u hapur.

“Aktivitete të tjera që do të mund të rihapen që prej të hënës do të jenë kopshtet zoologjike, parqet dhe kinematë”, theksoi Downing Street.

Share This Article