Me 20 kg heroinë brenda valixhes në taksi, arrestohet shqiptari në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shqiptar është arrestuar nga policia në Taranto të Italisë ku u kap teksa mbante një valixhe me 20 kg heroinë.

Mediat e huaja shkruajnë se droga ishte e destinuar për t’u shitur në “sheshet” e trafikut të Tarantos. Ndërsa arrestimi i shqiptarit u bë në periferi të qytetit, pranë “shtëpive të bardha”.

Mësohet se shqiptari mbërriti në lagje me një taksi dhe doli prej aty me një valixhe. Pas kontrollit të bërë, u zbulua se në valixhe mbante 20 kg heroinë.

Share This Article