Më 30 maj hiqen karantinat në Kosovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që nga 30 maji të shfuqizohet vendimi për karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll.

Në mbledhjen e 35-të të Qeverisë, u vendos që personat që gjenden në karantinë në këto dy hapësira, duhet të testohen dhe të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme.

Është vendosur po ashtu që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të obligohen të vetizolohen për 14 ditë, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore.

“Ministria e Shëndetësisë obligohet të sigurojë që personat që gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll, t’i testojë për Covid-19 dhe të njëjtit të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse. Në vijim, të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen të vetizolohen për 14 ditë të ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse”, thuhet në njoftim të Qeverisë me të cilin bëhet e ditur se edhe të gjitha vendimet tjera që kanë rregulluar procedurat e karantinës shfuqizohen.

Në arsyetim të vendimit thuhet se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake sipas konstatimeve të IKSHPK-së dhe zyrës së OBSH-së në Kosovë.

Share This Article