Më 4 dhjetor primaret në PD, 3 bashkitë e mëdha para kësaj date

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme në mbledhjen e kryesisë së PD  është vendosur që deri me datën 6 nëntor të mbyllen të gjithë regjistrimet e kandidatëve për primare.

Ndërkohë, më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave, dhe data 4 dhjetor të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjithë bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit.

Për këto tre të fundit, kreu i PD-së  Berisha ka kërkuar që primaret të mbahen më herët se në bashkitë e tjera.

Sipas burimeve, kryesia nuk ka vendosur një datë për këto tre bashki pasi do të kenë takime të tjera për t’i vendosur.

Ndërkohë,  PD e drejtuar nga Berisha pritet të zhvillojë bisedime me grupimin Alibeaj dhe takime me aleatët e saj për pjesën e primareve.

Share This Article