Me 72 persona në bord, rrëzohet avioni në Kazakistan. Dyshohet për dhjetëra të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion i ‘Azerbajxhan Airlines’ është rrëzuar ditën e sotme në Kazakistan, tha Ministria e Emergjencave të vendit.

Sipas mediave të huaja, nga ky incident dyshohet se kanë vdekur dhjetëra persona, pasi bëhet me dije se në bordin e avionit ishin 72 persona.

Gjashtë persona raportohet se i kanë mbijetuar përplasjes, thanë autoritetet..

Fluturimi i ‘Azerbajxhan Airlines’ ishte rrugës nga Baku në Azerbajxhan për në Grozny në Rusi, por ndryshoi drejtim për shkak të mjegullës. Ai u rrëzua pranë aeroportit Aktau në perëndim të vendit.

Shërbimet e urgjencës po punonin për të shuar zjarrin në vendin e përplasjes, tha Ministria e Emergjencave të Kazakistanit.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Azerbajxhani Airlines lidhur me këtë ngjarje.

Share This Article