Me aeroplan ushtarak dërgohen në Austri dy pacientët e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka njoftuar se dy të lënduarit nga eksplodimi i gazit në Ferizaj janë dërguar në Austri me aeroplanin e ushtrisë austriake.

Përmes një postimi në Facebook, ministria e Jashtme e Austrisë ka thënë se Ballkani është në fokus të Austrisë dhe është e natyrshme që të përkrahim në këso urgjencash.

“Pas një eksplodimi të madh të gazit në qytetin e Ferizajit me mbi 40 të lënduar, Kosova ka kërkuar ndihmën e Austrisë. Një bashkëpunim i ngushtë me shtetet e Ballkanit Perëndimor është në fokus të politikës së jashtme austriake. Është e natyrshme që ne të ndihmojmë në emergjenca të tilla”, ka thënë ministri i jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

Sot me anë të aeroplanit ushtarak të ushtrisë austriake, dy pacientë janë sjellë në Austri për tretman. U urojmë dy pacientëve shërim sa më të shpejt.

Share This Article