Me armë pa leje dhe lëndë narkotike me vete, arrestohen dy persona në Shkodër 

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ka arrestuar dje dy persona në Vaun e Dejës. Në prangat e policisë ra një 34-vjeçar, banues në fshatin Bushat për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

U arrestua gjithashtu edhe një 29-vjeçar, banues në fshatin Paçram për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Polica ka ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte 29-vjeçari dhe gjatë kontrollit fizik ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi:

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “CONTROL”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:-D. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit kontrollit fizik ndaj shtetasit D. G., në një lokal, i gjetën atij, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak; -J. T., 29 vjeç, banues në fshatin Paçram, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi J. T. dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article