ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 9 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 10 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 12 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 12 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Me ceremoni shtetërore nderohet Luiza Gega – Edi Rama ia puth duart

albnews by albnews
23 August, 2022
in Albania
0
Me ceremoni shtetërore nderohet Luiza Gega – Edi Rama ia puth duart
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Atletja kampione, Luiza Gega, është pritur sot me ceremoni nderimi në Tiranë, me ç’rast i është dorëzuar edhe Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike.

Derisa po endej me një veturë të kuqe të prodhuesit Cadillac, “Jam shumë e emocionuar” dëgjohej ajo duke thënë. Aty kishin dalë fotografë e qytetarë të shumtë që po prisnin për t’u fotografuar me tashmë kampionen e Evropës, shkruan Klankosova.tv.

RelatedPosts

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

E rrallë/ Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Me të zbritur nga makina, ajo kalon në mes të përkrahësve që brohorisnin “bravo” dhe pastaj takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili ia puth duart.

Në një fjalë rasti, kryeministri Rama tha se sportistja Gega i ka dhënë Shqipërisë letra të reja fisnikërie”.

“Nëse e shohim të gjithë rrugëtimin dhe vrapimin deri kur ajo ka zbritur në pistë, ato janë hapa të pafund sfilitje, loti, gjaku dhe djerse. Pikërisht me këto fjalë të kthyera në mënyrë të jetuari, Luzia i ka dhanë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie”.

“Ajo i dha Shqipërisë imazhin që ia del me kokën lartë midis të gjithë të tjerëve. Është e pamundur të mos e shohim diferencën abisale mes këtyre katër fjalëve kaq të thjeshta dhe kaq të rënda”.

Pastaj i pari i shtetit shqiptar ia dorëzon asaj Kordonin e madh me Yllin për Mirënjohje Publike.

Pas kësaj dekorate, Gega thotë se ndjehet më e emocionuar se kurrë më parë.

“Sot ndjehem më emocionuar se kurrë. Vendosa të vishem me ngjyrat kuq e zi sepse ndjehem më krenare se kurrë. Doja t’i tregoja edhe Evropës që jemi një vend i vogël, por se mund të ja dalim”.

Kujtojmë se të shtunën atletja shqiptare, Luiza Gega, është shpallur kampione e Evropës në 3 mijë metra vrapim me pengesa.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result