“Më copëtove në shpirt”, ndërron jetë babai i boksierit Haxhi Krasniqi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është ndarë nga jeta babai i boksierit të njohur shqiptar Robin Haxhi Krasniqi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Haxhi Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e babait duke thënë se do ta kujtojë përgjithmonë në jetë.

“Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë! Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga mirësia e burrëria e jote Babë!

Unë jam shumë krenar dhe falënderues se jam biri yt dhe e falënderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë. Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë. U bëfsh banor i Xhenetit Babë. Në zemrën time do të të mbaj gjithmonë”.

Share This Article