Me dele në protestë/ Profesionistët e lirë kundër taksës 23 përqind

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa qytetarë kanë dalë sot në një protestë përpara Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat e profesioneve të lira.

Me sloganin “Mos rri si dele protesto”, organizuesit kanë ftuar bizneset ofrues të shërbimeve profesionale të protestojnë paqësisht para Gjykatës Kushtetuese.

Siç shihet edhe në këto pamje në mënyrë simbolike, protestuesit kanë sjellë edhe disa dele.

Nga 1 janari profesionistët e lirë do të tatohen 23% mbi të ardhurat e tyre. Shpenzimet për ata që nuk kanë mbajtur regjistër gjatë vitit të kaluar, do të llogariten duke hequr një referencë 30% mbi fitimin e gjeneruar.

Por ky ligj është dërguar në Gjykatë Kushtetuese për t’u rrëzuar.

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 18 qershor 2024, bashkë të katërta paditë e depozituara për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari.

Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese u depozitua në shkurt 2024 nga 37 deputetë opozitës.

Share This Article