Me dhjetëra zjarrfikës “luftojnë” me flakët, shkrumbohet kisha 176-vjeçare në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me dhjetëra zjarrfikës luftuan me flakët që përfshinë një kishë në veri të Londrës gjatë natës. Kisha, e vlerësuar si një thesar arkitekturor, me mozaikë mahnitës, u shkatërrua thuajse totalisht pasi i ra edhe çatia.

Rreth 80 zjarrfikës u dërguan për të shuar zjarrin në kishën e Shën Markut, e ndërtuar në vitin 1847, e njohur për historinë e saj arsimore dhe letrare, por nuk ja arritën ta shpëtonin atë. Megjithatë bënë të mundur lokalizimin e flakëve. E gjithë ndërtesa dykatëshe u përfshi nga flakët, ndërsa banorëve iu kërkua që të mbanin dyert dhe dritaret e mbyllura për shkak të tymit të madh në zonë.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta.

Share This Article